...
Shqipëria u mund minimalisht nga Gjeorgjia, në ndeshjen e vlefshme për grupin B1, në Ligën e Kombeve.
Ndryshe nga ndeshja me Ukrainën, ku kuqezinjtë tyriumfuan 2-1, ndaj gjeorgjianëve, ishte një sfidë e vështirë.
Skuadra e Sylvinhos, e kishte thuajse të pamundur për të depërtuar në mbrojtjen kundërshtare.
Takimi u vendos nga një supergol i shënuar nga Kochorashvili në minutën e 71-të. Mbrojtësi gjeorgjian, i ndihmuar nga një devijim, ia doli të shënojë në portën e Strakoshës, në atë që ishte goli i vetëm i ndeshjes.
Kjo është humbja e parë për trajnerin Sylvinho, në stadiumin “Air Albania”, nga koha kur ka marrë drejtimin e kuqezinjve.
Me këtë humbje, Shqipëria mban vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa edhe Çekia e vendit të tretë.
Ndërkohë Gjeorgjia renditet e para, me 6 pikë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara