...
Personat në foton e mësipërme janë autori dhe dy viktimat e ngjarjes së rëndë në Roskovec.
Altin Kuka ka qëlluar për vdekje me kallashnikov xhaxha e nip, Ladimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj.
Drejtori i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj: Në fshatin Kurjan ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku Altin Kuka ka vrarë xhaxha dhe nip, autori u vetëdorëzua në polici.
Dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një konflikti që ka pasur djali i tij me dy viktimat.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.