...
Izraeli intensifikon bombardimet ajrore, teksa gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme (10 Shtator), forcat e IDF sulmuan Khan Younis, në zonën jugore të Rripit të Gazës. Sipas mediave palestineze, një kamp i të zhvendosurve u godit dhe bilanci është me dhjetëra viktima dhe të plagosur.
Në sulm, ushtria izraelite pretendon se ka goditur “terroristët e Hamasit” dhe se “mbron civilët”, ndërsa burime mjekësore dhe media palestineze flasin për një masakër ndaj kampit me civilë e të pafajshëm.
Numri, sipas “Gaza Defense”, rrezikon të jetë edhe më dramatik, teksa ka të paktën 40 të vdekur dhe 60 të plagosur, raporton “La Repubblica”.
Sulmi i ushtrisë izraelite u bë ndaj një komande të Hamasit në zonën humanitare Al-Mawasi, në Khan Yunis, qyteti kryesor jugor i territorit palestinez, sipas pretendimeve të Tel Avivit dhe reagimit të autoriteteve palestineze.
Ushtria izraelite pretendon në një deklaratë se:
“Një qendër komanduese e Hamasit u godit në sulmin ajror ndaj Khan Younis”. Mesazhi i IDF-së specifikon se “terroristët e rëndësishëm të Hamasit që vepronin brenda qendrës komanduese u goditën dhe se para sulmit, u miratuan masa të shumta për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve”.