...
Gjykata e Durrësit do vlerësojë masat e kërkuara nga Prokuroria dhe do vendosë pasi të dëgjojë palën mbrojtëse. Organi i akuzës kërkon izolimin në paraburgim për veprën penale të vrasjes me dashje për shkak të cilësive të veçanta, armëmbajtjes pa leje, dhe përkrahjes së autorit të krimit.
Djali akuzohet se vrau babanë pas konflikteve të vazhdueshme për një shumë prej 75 mijë eurosh në kasafortën e kursimeve që kishte humbur dhe të dy akuzonin njëri-tjetrin.
Pas konfliktit në stanin e familjes, Esmeraldi (me bluzë të bardhë), qëlloi me pistoletë 62-vjeçarin. Më tej ai kërkoi ndihmën e të dyshuarit Brahaj (me bluzë të zezë), që punonte si bari në stan dhe e hodhën trupin në pusin aty pranë.
Ngjarja u denoncua si humbje pa gjurmë e viktimës dhe largim të tij me një femër të panjohur, nga vetë djemtë më 13 Gusht. Ai u arrestua më 3 Shtator nga Policia, pasi dyshohej si autor i krimit në familje.