...
Dy plumba janë qëlluar mesditën e sotme ndaj një Range Rover në lagjen Partizani në Shkodër. Bëhet me dije se u qëllua ndaj automjetit me targa AB 230 EO në pronësi të Sokol Kajoshit.
Personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me Range Rover dyshohet se ka qenë Arjon Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit dhe boksier i Vllaznisë dhe Kombëtares.
Menjëherë pas të shtënave, ka braktisur makinën dhe është larguar. Megjithatë ka dhe një dyshim tjetër që shofer i mjetit të ketë qenë djali tjetër i Sokolit, Arlindi i cili është në kërkim.
Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje për rrahjen e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, në fillim të muajit qershor.