... Nami.al

“Mooos Majlinda”, momenti tronditës kur polici i thotë nënës shqiptare se humbi të birin: Denisi nuk jeton më!

Top Channel publikoi ditën e djeshme rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka.

Autorja dhe drejtuesja e Top Story, Grida Duma udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë ekskluzivisht për publikun shqiptar detajet e kësaj ngjarje tragjike, ku nëna e Denisit, Majlinda, tregon për ngjarjen e rëndë të humbjes së të birit dhe gjithë procesin e gjatë gjyqësor për të vënë drejtësinë në vend.

Majlinda tregon se Denisi kishte shkuar te shoku i tij i ngushtë për të studiuar pasi të nesërmen kishte provim, por një shok i ka dhënë atij një medikament që i mori jetën.

Ajo që e bën më tronditëse këtë ngjarje, është se shokët nuk telefonuan ambulancën kur ai u bë keq, por u tallën me të dhe tentuan më pas të fshihnin ngjarjen e rëndë.

Mes lotësh, Majlinda tregon edhe momentin tronditës kur mori vesh lajmin për humbjen e të birit.

Grida Duma: Ti e parandjeve që ishte një gjë ndryshe. Unë e di që nuk do doja kurrë ta sillja, por do të pyes, kush ta tha?

Majlinda: Ne ishim duke u kthyer në shtëpi të festonim ditëlindjen e tij. Po shkonim në aeroport, kishim lënë një person që kujdesej për shtëpinë dhe e thirra në atë moment. Policia ishte te dera. Kam dëgju atë që bërtiti.
Ma dha telefonin flas me policinë, më tha djali nuk jeton më. Mu duk sikur gjithë bota mu përmbys.

Sikur dikush më mori qenien time. Jam ulur dhe kam thënë burrit lajmin, edhe ky nuk e besonte. I thoja të lutem më zgjo nga gjumi, më thuaj që jam në ëndërr të keqe.

Përshkrimi i imazhit