... Nami.al

Alfred Peza jep dorëheqjen si drejtor i RTSH-së

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen si drejtor i RTSH-së.

Në letrën e tij të dorëheqjes, theksohet përkushtimi ndaj detyrës gjatë periudhës që Peza drejtoi RTSH-në dhe ndryshimet e bëra në këtë institucion.

Peza u zgjodh në krye të RTSH-së, në qershor të vitit 2023.

Ai u zgjodh unanimisht nga Këshilli Drejtues i RTSH-së dhe do të shërbente në krye të institucionit për një mandat pesëvjeçar.

Por, Peza është larguar nga posti i drejtorit të RTSH-së duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Ai largohet nga kjo detyrë pas një viti, ndërkohë që edhe pak muaj më parë u përfol për një dorëheqje të tij, madje PD e bëri zyrtare si lajm.