... Nami.al

Shoqërohet në polici “i forti” i Shkodrës, Safet Bajri

Safet Bajri, një emër i njohur i botës së krimit në vend, është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.

Mësohet se Bajri është ndaluar në Lezhë, dhe më pas është dërguar në drejtorinë e Policisë së Shkodrës, ku është marrë edhe në pyetje. Më pas ai është lënë sërish i lirë.

Bajri është pyetur në lidhje me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë në Vaun e Dejës ku u bë një atentat ndaj një mjeti të blinduar.

Safet Bajri u la i lirë me kusht, dhe u lirua nga burgu i Fierit më mars të 2023, pasi vuante dënimin e caktuar nga gjykata belge.

Gjykata e Belgjikës e kishte dënuar Bajrin me 9 vite burg në total për trafik droge dhe prostitucion. Bajri u vu në pranga në vitin 2018, jo vetëm në lidhje me dënimin e tij në Belgjikë, por u akuzua dhe për shantazh, trafik droge dhe gjobvënie, aktivitete këto të kryera në Shqipëri.