...
Një 63-vjeçare shqiptare e cila jeton në ishullin grek të Santorinit është mashtruar nga katër shtetas bullgarë që i kanë marrë 98,500 euro.
Policia lokale ka përdorur pamjet nga kamerat e zonës për të identifikuar dhe lokalizuar mashtruesit, duke përfshirë dy gra, të cilët u kapën në qendër të qytetit Fira. Kur janë arrestuar policia ka gjetur paratë qe i përkisnin 63-vjeçares.
Katër bullgarët u dërguan në Prokurorinë e Naxosit dhe u akuzuan për organizim kriminal dhe mashtrim në bashkëpunim.
Mashtrimi filloi kur shqiptarja mori një telefonatë nga një grua e panjohur që pretendonte të ishte punonjëse policie, duke kërkuar një shumë të madhe parash për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj.
Shqiptarja duke besuar versionin e tyre, vendosi paratë në një kosh plehrash sipas udhëzimeve, por mashtrimi u zbulua dhe filloi hetimi që çoi në arrestimet.