... Nami.al

Tmerr në burgun italian, hidhet vaj i nxehtë ndaj gardianëve

Trazira të dhunshme janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në burgun italian të Cuneos.

Të burgosurit janë përleshur me njëri-tjetrin dhe me rojet e sigurisë, ku dy prej tyre kanë mbetur të lënduar rëndë dhe janë dërguar për ndihmë të specializuar në spital.

Të dënuarit e përfshirë në trazira, kanë nxehur vaj në soba dhe e kanë hedhur atë në drejtim të gardianëve të burgut, kur ata ndërhynë për të shuar incidentet.

Shkaqet e kësaj revolte janë ende të paqarta, teksa sekretari i përgjithshëm i sindikatës autonome të policisë së burgjeve, Leo Beneduci deklaroi se në Cuneo, situata është ende jashtë kontrollit.