...
Raketat e lëshuara nga forcat ruse gjatë se dielës goditën një jetimore dhe një qendër për rehabilitimin socio-psikologjik të fëmijëve në Sumy, në Ukrainën veriore.
Sipas mediave ukrainase, të paktën katër persona, dy prej tyre fëmijë u plagosën, duke treguar edhe njëherë brutalitetin e luftës së Putin, e cila godet edhe të pafajshmit.
Ndërkohë, shifra tronditëse vijnë nga UNICEF, i cili raporton se 43 fëmijë janë vrarë apo plagosur si pasojë e sulmeve ruse, gjatë javës që lamë pas.
“Këto sulme brutale duhet të ndalen”, shkruhet në llogarinë e UNICEF në rrjetet sociale.