... Nami.al

Rama shkrihet së qeshuri me gazetarin gjerman: Kujdes, nëse amerikanët nuk të paguajnë vjen ndonjë gjë e keqe

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer sërish batuta me gazetarin gjerman, Ali Aslan, moderator të një paneli në Forumin Strategjik të Bledit.

Pas një lapsusi të gazetarit, i cili tha se vendet e Ballkanit Perëndimor do të integrohen në SHBA, në vend se të shoshte BE, Rama i kujtoi se nuk e ka harruar Amerikën, duke qenë se ka punuar për ta.

Pjesë nga batutat mes Ramës dhe gazetarit Ali Aslan

Edi Rama: Jo SHBA, BE

Ali Aslan: Thashë SHBA? Punoja për ta, për CNN dhe ABC News.

Edi Rama: Po punove një herë për ta, punon gjithmonë për ta.

Ali Aslan: Pagesat për muajin e kaluar nuk më kanë ardhur ende.

Edi Rama: Kujdes se kur nuk vjen pagesa, vjen ndonjë e keqe.

Ali Aslan: Jam në shoqëri të mirë këtu, jam i sigurt.

Edi Rama: Po, po. E kontrollojnë ata sigurinë këtu. Është një vend i pavarur, por sërish…

Edhe pak ditë më parë, gjatë pjesëmarrjes GLOBSEC në Pragë, Rama shkëmbeu batuta me gazetarin gjerman, ku madje i kujtoi atij edhe origjinën turke. “Zgjateni kohën kur ftoni ballkanas, ose përndryshe ftoni nordikët të flasin 5 minuta dhe të kthehen në akullin e tyre”, i tha Rama gazetarit, teksa ai i kujtoi se koha po mbaronte. “Do të pimë edhe kafe turke dhe më pas do të shohim edhe filxhan. Më duket se je gjermanizuar shumë miku im”, i tha Rama.