... Nami.al

Fredi Beleri pritet si hero në Himarë pas daljes nga burgu, disa persona i hidhen në qafë dhe e përqafojnë

I dënuari dhe tashmë personi me precedentë të shumtë kriminalë, Fredi Beleri është pritur si hero në Himarë, pas lirimit nga burgu.

Të ashtuquajturve “grekë të Himarës” u është bërë thirrje ditën e sotme të dalin në shëtitoren e qytetit për të ptirut “heroin e tyre”.

Ai është pritur nga disa individë me përqafime dhe fishekzjarre. Kujtojmë se Beleri është aktualisht eurodeputet i Greqisë.

Karriera e tij “kriminale” duket se është pasuruar edhe më tepër, pasi Beleri rezulton i burgosur për armëmbajtje pa leje në Athinë, i dënuar për poshtërrimin e simboleve kombëtare shqiptare, dhe së fundmi, i dënuar për korrupsion në zgjedhje.