...
Premtim Gashi është viktima e një përleshje masive mes dy grupeve në Prishtinë mbrëmjen e kaluar. I riu nuk mbijetoi plagët e marra nga konflikti mes “Capave” dhe Sekiraqëve.
I riu që mbëti i vrarë nuk është person i panjohur për autoritetet e Kosovës. Gashi ishte pjesë e grupit të njohur si “Capat” dhe me një ndikim të madh tek ta. Të dyja familjet kanë pasur probleme dhe në të shkuarën, ku janë përfshirë dhe përdorimi i armëve të zjarrit.
Gashi ishte plagosur në shkurt të këtij viti nga Shkumbin Sekiraqa. Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë Premtimi ishte liruar nga burgu.