...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Tiranë. Policia bën të ditur se një 56-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar teksa po punonte për të riparuar një automjete.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, ku shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, shkruan A2 CNN.
“Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.