... Nami.al

Blendi Fevziu tregon prapaskenat: Albin Kurti nuk i ngre telefonit as Ramës dhe as Begajt!

Gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar detaje mbi marrëdhënien e dy kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Tashmë prej kohësh, marrëdhëniet mes tyre duket se nuk janë të mira, por sipas Fevziut, prej një kohë të gjatë Rama dhe Kurti nuk kanë as komunikim me njëri-tjertin.

Madje ata, po sipas gazetarit Fevziu, i cili foli për “Nacionale”, nuk kanë komunikuar as pas sulmit terrorist në Banjskë në Veri të Kosovës. Fevziu tha se Kurti nuk ia hap telefoin as Ramës dhe as presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pjesë nga deklarata e Fevziut:

Deri tani primatin e shqiptarëve në rajon e ka pasur kryesisht Shqipëria. Edhe Hashim Thaçi, edhe Ibrahim Rugova, nuk kanë pretenduar me ndiku në Shqipëri. Kanë pretendu me pasë aleatë të Shqipërisë në zonat e tyre, por gjithmonë ruanin një hierarki.

Kurti erdhi me ambicie shumë më të mëdha për të marrë një lloj patriarku të gjithë shqiptarëve. Që do të thotë edhe në Maqedoni siç ndërhyri, edhe në Mal të Zi, prej nga vjen, edhe në Shqipëri ku tentoi me Vetëvendosjen. Albin Kurti është i pari politikan i Kosovës që tenton të drejtojë pak më gjerë.

E pyeta kryeministrin, pyeta presidentin kur ndodhi historia e Banjskës, “a keni folur me Kurtin?” Të dy më thanë “nuk na ngre telefonin”… Që nga momenti që Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kontakt, lërë kontakt zyrtar, kështu miqësor, buzëqeshje, dorë të hedhur në qafë, Rama që i kap sytë nga prapa. Këto janë shou mediatik. Ne po flasim për kontakte reale. Unë jam dëshmitar se si ka funksionuar raporti mes Shqipërisë dhe Kosovës, edhe në momente të tensionuara.

Edhe unë po ta them. Kjo është betejë pa sens. Betejë për çfarë? Dy njerëz, të dy pjesë e një kombi, që s’ka asgjë për të ndarë. Në një betejë kot, nuk ka fitues.