... Nami.al

“Ç’ke me Urën e Ibrit? Je me Rusinë?” Avokat Ngjela ngre dyshimet: Nuk dihet roli i Kurtit në Kosovë…

Avokati i njohur Spartak Ngjela ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” nga Fiori Dardha në Top News. Ngjela foli kryesisht për vizitën e kreut të CIA-s në Kosovë dhe situatën gjeopolitike ku ndodhet Ballkani sot përballë kërcënimit rus.

“Kuptohet që çështja e konfliktit rus e ka sjellë”, tha ai, kur u pyet për arsyet e mundshme të vizitës së kreut të CIA-s, William Burns në Kosovë.

Përballë asaj që duket si një tërheqje e Kurtit për hapjen e urës së Ibrit menjëherë pas kësaj vizite, Ngjela u shpreh se sipas tij kreu i CIA-s ja ka bërë të qartë se “kjo çështje tërheq vëmendje nga pushtimi i Ukrainës” dhe se e ka vënë para përgjegjësisë Kurtin nëse “është me Ukrainën, apo me Rusinë”.

Komentit të moderatores se qeveria Kurti çedon përsa i përket diplomacisë dhe nuk e ka armën e tij më të fortë, avokat Ngjela i jep një përgjigje që u lë vend dyshimeve: “Nuk dihet shumë mirë roli i Kurtit…”, tha ai.

Ngjela ka komentuar edhe ankimimin që kreu i LZHK Dashamir Shehi ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ndryshimet në ligjin zgjedhor.

“Shqipëria ka nevojë për maxhoritar të pastër”, tha ai. “Ata nuk duan ta kuptojnë se s’kanë as ata interes. Duan të dalin deputet me përqindjen e partisë. Ne e kemi domosdoshmëri ngritjen e personaliteteve”, përfundoi bisedën avokat Spartak Ngjela.