... Nami.al

Skandali i mbetjeve toksike/ Balluku kritikon mediat dhe tregon e kujt është përgjegjësia: Portin e Durrësit po e bëni pis kot

Zëvendës/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një reagim për mediat, tha se transporti i mbetjeve të rrezikshme të Kurum u procesua nga koncesionarët evropianë që operojnë në Portin e Durrësit.

“I bëj thirrje mediave të tregohen të kujdesshme teksa analizojnë këtë çështje, që përveç delikate, është shumë e komplikuar nga ana juridike dhe proceduriale. Analizat që kam dëgjuar afektojnë imazhin e Shqipërisë. Duhet të presim vendimet sa i përket kësaj çështjeje të rëndësishme mjedisore.

Çështja ka marrë emrin Porti i Durrësit por Porti i Durrësit dhe mbetjet janë dy gjëra të ndryshme,. Transporti i mbetjeve në Shqipëri ka nisur që në 1998. Ka një protokoll të mirëfilltë për të cilën ministria e Turizmit e ka bërë të ditur. Nuk është asgjë të re. Ka eksport të mbetjeve të rrezikshme. Ka qenë një procedurë normale deriu kur mori këtë përmasë mediatike. Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje me këtë proces dhe janë procesuar nga koncensionarët e huaj.

Porti i Durrësit dhe koncensionari janë dy konkurrentrë të ndryshëm. Qeveria shqiptare është angazhuar me OLAF dhe do të kërkoja që drejtësisë ti jepet koha e duhur dhe rë mos e kthejmë një çështje të tillë procedurale në një çështje kombëtare e ndërkombëtare që godet Shqipërinë në periudhën e saj më të mirë të sezonit turistik.

Ka kode të përcaktuara nga BE që aplikohen në rastet e mbetjeve të rrezikshme. Portin e Durrësit që po e bëni pis lëreni mënjanë.

Ne jemi duke analizuar situatën por qeveria shqiptare nuk është hera e parë që ka konflikte për koncensionet që Kurum ka bërë shkelje”, tha Balluku.