...
Policia e Shtetit ka bërë apel ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve, pas stuhisë që ka përfshirë një pjesë të mirë të vendit tonë.
Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesit e mjeteve duhet të moderojnë shpejtësinë e makinave.
Po ashtu, në njoftim thuhet se duhet të aktivizohen dhe sistemet e shikueshmërisë përpara. Policia shprehet se do të jetë në terren për të ndihmuar e për të parandaluar ngjarjet në rrugë.
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.
Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë”, njofton Policia.