...
Të tjera detaje dalin nga sherri mes të ‘fortëve’ në Tiranë. Sherri ka nisur pas një aksidenti që ka shkaktuar motra e futbollistit të Laçit, Mario Barjamaj.
Ajo është përplasur me dy automjete, njëri prej të cilit drejtohej nga Fatjon Dauti. Ky i fundit drejtonte një mjet luksoz, Audi A8 me targa angleze.
Pas aksidentit, Duati ka debatuar me motrën e futbollistit. Kjo e fundit ka thirrur në ndihmë të vëllanë dhe bashkëshortin Isuf Lika.
Më pas ka plasur sherri me sende të forta, që çoi në plagosjen e Dautit.