... Nami.al

Kush është “Dajloki” që u ekstradua nga Spanja, nga plani për vrasjen e dy vëllezërve për hasmëri te transporti i mbi 400 kg kokaine

Është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë Ismail Zeneli, emri i të cilit doli në përgjimet e Sky, ku vepronte në të njëjtin grup kriminal me Ervis Matën, ish-zv, drejtorin e policisë, Erzen Breçanin dhe djalin e tij Eralbi Breçani.

Në përgjimet që disponon SPAK, hidhej dritë mbi planet e Izmail Zenelit për ekzekutimin e dy vëllezërve Albert dhe Edmond Nela, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.

Ismail Zeneli i cili njihet edhe me emrin Luan Sadria dhe në rrjetin social SKY përdorte nofkat “Dajo”, “Dajloki” dhe “Transporter”, u arrestua në Spanjë në 27 nëntor. Autoritetet shqiptare kishin siguruar informacion për vendndodhjen e tij të cilat ua dorëzuan homologëve spanjollë të cilët kryen arrestimin.

Sipas SPAK përfshirja e Zenelit në trafikun e kokainës është faktuar në dy episode të ndodhura në janar dhe në shkurt të vitit 2021. Në rastin e parë autoritetet sekuestruan 446 kg kokainë në Holandë dhe në rastin e dytë 69 kilogram kokainë në Brazil.

Lëvizja e kokainës bëhej nga Amerika e Jugut nëpërmjet kontejnerëve frigoriferikë të cilët transportonin mish ose lëng limoni të koncentruar. Vendimmarrje në këtë iniciativë kishte Ismail Zeneli, të cilin Eralb Breçani dhe të tjerët e respektonin për shkak të eksperiencës që kishte në trafikun e drogës.

Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli, pjesë e grupit të trafikut të drogës së drejtuar nga Eralbi Breçani
Zeneli për shkak hasmërisë ka planifikuar të vrasë dhe dy vëllezërit Nela. Për të arritur këtë ai ka kërkuar ndihmën e punonjësit të policisë Dedan Gjonit i cili gjurmonte familjarët duke u bërë kështu bashkautor në krim.

KONFLIKTI ME VËLLEZËRIT NELA

Albert dhe Edmond Nela janë dy vëllezërit që kërkoheshin të vriteshin nga Bujar Gërmizi dhe personat e tjerë.

Ismail Zeneli, i cili më herët ka pasur emrin Luan Sadria dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve Albert e Edmond Nela, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.

Dy vëllezërit Nela dyshohet se në vitin 2013 në Britaninë e Madhe kishin vrarë Guximtar Sadrinë, vëllain e Luan Sadrisë, i cili atje kishte emrin Xhem Krasniqi.

Në shenjë hakmarrjeje, ai kërkon eliminimin e tyre dhe këtë e merr përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia me urdhër të SPAK që goditi një grup kriminal pas zbërthimit të aplikacionit “Sky”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua Dedan Gjoni, oficer policie dhe Erzen Breçani, ish-zyrtar i Policisë së Shtetit, si dhe u shpall në kërkim Ervin Mata, djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani, si dhe u shpallën në kërkim disa persona të tjerë.

Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve.

Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.