... Nami.al

E rëndë në Prishtinë, një grua vret kunatin në “Kodrën e trimave”

Prishtina është tronditur mbrëmjen e së martës nga një ngjarje e rëndë. Mësohet se në rrugën “Ismet Krasniqi” në lagjen e njohur si “Kodra e trimave”, një grua ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, kunatin e saj.

Vrasja është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka sqaruar për mediat se e dyshuara me inicialet N.M. është vetëdorëzuar në komisariat.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

Aktualisht hetuesit nën koordinimin e prokurorisë janë duke punuar për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë, ndërsa trupi i pajetë pritet të tërhiqet nga ekspertiza për t’u dërguar në obduksion.