...
Efektivi i policisë së Rinasit, Erjon Goxhara, ka plagosur një 45-vjeçar mesditën e sotme të kompleksi ‘Kika2’ te zona e njohur si Komuna e Parisit në kryeqytet.
I plagosur ka mbetur Lorenc Kosta, ndërsa sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për ‘motive’ të dobëta’.
Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë.
“Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.