... Nami.al

E rëndë në Krujë/ Hipi në pemën e fiqve, por e zuri korenti, ndërron jetë 45-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Zim Zenel” në qytetin e Krujës.

45-vjeçari Arjan Alushi (Balla) ka gjetur vdekjen duke tentuar të hante fiq në një pemë në lagjen e tij.

Viktima ka hipur në pemën e fiqve, por ka gjetur vdekjen nga korrenti, i cili kishte elektrizuar pemën.

Sipas burimeve, shkak i elektrizimi të pemës janë kabujt e firmave private të internetit të cilat ndërhyjnë pa asnjë normë në rrjetin e shpërndarje të OSHEE.