...
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Ksamil, që ka tërhequr vëmendje maksimale në portale e rrjete sociale.
Një pushues i zhveshur nga mesi e lart është përplasur dhunshëm me një oficer policie.
Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ, duket se si polici dhe pushuesi zihen me grushta e shkelma.
Ngjarja ka shkaktuar kaos në plazh, dhe ka tërhequr vëmendjen e pushuesve të tjerë, të cilët kanë reaguar me shqetësim ndaj mënyrës se si situata u trajtua.
Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për ngjarjen, por pritet që të kryhen hetime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat e këtij konflikti. Dyshohet se konflikti lindi për parkimin e një makine, megjithatë nuk ka ende një ragim zyrtar.