... Nami.al

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Brataj: Urgjenca shkoi për 7 minuta në vendngjarje

Qendra kombëtare e Urgjencës ka verifikuar akuzat e familjarëve se ambulance kishte shkuar me vonesë në vendin ku u gjet Egli Proga më 10 gusht 2024

Sipas familjarëve ambulanca kishte shkuar 30 minuta me vonesë dhe nëse do të kishte shkuar më herët do të shpëtonte 42 vjeçari.

Brataj në një prononcim për median thotë se ambulanca kishte shkuar për 7 minuta dhe e gjitha në total situata është menaxhuar me kod të kuq traumatik për 20 minuta.

“Nga verifikimi që kemi kryer, rezulton se në orën 19:12 minuta ka ardhur thirrja e Policisë së Pogradecit drejt urgjencës, ku kërkohet ndërhyrje e shpejtë për një person që gjendet në rrugë, në rrethrrotullimin te Agjencia. Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat dhe misionin ekipit të Pogradecit dhe në 19:18 minuta ka mbërritur ambulanca në vendngjarje. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit. Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë”, tha Brataj.