... Nami.al

Humb JETËN punonjësi i një firme në Laç!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Rubikut, Mirditë.

Policia lokale kanë bërë të ditur se, një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi Lulzim Lika, 55 vjeç nga Laçi.

Ai ishte duke udhëtuar drejt një firme ku nxirrej dhe përpunohej mineral.

Postimi i policisë Laç:

Rreth orës 09:20, në Rubik, shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.