...
Mediat gjermane shkruajnë se sulmuesi shqiptar Armando Broja mund të jetë pjesë e ekipit të Shtutgartit.
Sipas ‘Sky Sport’, ekipi i Shutgarti ka nisur zyrtarisht negociatat me Chelsean dhe është duke kërkuar huazimin e Brojës.
Ekipi i Shtutgart është pjesë e fazës së grupeve të Champions League dhe po shikon mundësinë që të përforcojë sulmin. Broja vlerësohet si një kandidat i mirë, duke u nisur dhe nga fakti që Chelsea nuk po e aktivizon.
Më herët, ekipi i Everton bëri një ofertë prej 32 milionë eurosh për sulmuesin kuq e zi, por nuk mori asnjë përgjigje nga menaxherët e Chelsea.
Këtë javë pritet që të vendoset fati i Brojës, ndërkohë që në ekipin britanik ai nuk është aktivizuar në disa prej ndeshjeve kyçe.