...
Tetë mjekë onkologë ishin në avionin që u rrëzua tragjikisht në Brazil të premten në mbrëmje, teksa po shkonin në një konferencë.
Fillimisht, ishin planifikuar që të niseshin 15 mjekë, por 7 prej tyre ndryshuan fluturimin në minutën e fundit.
Këta mjekë po udhëtonin për në São Paulo për të marrë pjesë në konferencën kundër kancerit dhe vaksinës SBTMO 2024.
Linja ajrore konfirmoi se dhjetë persona, të cilët prisnin në “gate-in”e gabuar të imbarkimit, humbën fluturimin, për mrekulli.