...
Një lojtar i kombëtares australiane të hokejit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, është arrestuar mbrëmjen e së martës.
Ky lajm u bë publik nga Komiteti Olimpik Australian, por pa bërë të ditur identitetin e personit që u arrestua, duke thënë se: “Ne vazhdojmë të informohemi për këtë çështje, duke u përpjekur të ndihmojmë anëtarin e ekipit tonë. Këtë herë nuk kemi asnjë provë për ndonjë akuzë ndaj tij”.
Bëhet fjalë ppër 28-vjeçarin Thomas Craig, i cili mbrëmjen e së martë ka dalë nga fshati Olimpik me disa shokë për të bërë një shëtitje nëpër Paris. Ai është kapur në flagrancë nga policia teksa po përpiqej të blinte kokainë.
Pak orë më pas ai është lënë i lirë, teksa përpara kamerave i ka kërkuar ndjesë vendit të tij, shokëve të ekipit, miqve, familjes.
“Ju kam turpëruar të gjithëve, më vjen keq”, tha ai.