... Nami.al

Tentoi të vriste gruan para syve të djalit të mitur, arrestohet 44-vjeçari nga Lushnja

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili ka kërcënuar se do të vrasë gruan e tij me armë zjarri.

Uniformat blu bëjnë me dije se kjo ngjarje e rëndë është regjistruar në prani të fëmijës së mitur të çiftit, por fatmirësisht ngjarja është parandaluar.

Policia ka arrestuar 44-vjeçarit si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u vu në pranga shtetasi: B. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia.

Përshkrimi i imazhit