
...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e quajti tallje dhe ofendim për 100 mijë shqiptarë viktima të kompanive të mikrokredive letrën e Presidentit Bajram Begaj drejtuar Kuvendit ku i kërkonte hetimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë.
Sipas Agron Shehajt, përgjegjës për skandalin e mikrokredive nuk është vetëm guvernatori i Bankës së Shqipërisë, por edhe Ministri i Drejtësisë.
Postimi:
Letra e “presidentit të mazhorancës” drejtuar “mazhorancës” është një tallje dhe ofendim për mbi 100.000 viktimat e mashtrimit të mikrokredive. Përgjegjësit e këtij skandali janë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Ministri i Drejtësisë. Të dy nuk vepruan në kohë për të ndaluar këtë mashtrim gjigand. Është e papranueshme që qytetarët mashtrohen dhe askush nuk mban përgjegjësi.