... Nami.al

Të ‘FORTËT’ e Kamzës rrëmbejnë 35 vjeçarin dhe i kërkojnë pasurinë, mes tyre PRESIDENTI ekipit!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 35-vjeçar është marrë peng nga 7 persona.

Policia e Tiranës thotë se 7 personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë marrë 35-vjeçarin peng dhe e kanë kanosur atë me qëllim për t’i marrë pasurinë.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 4 prej tyre, Tori (Hektor) Xhecuka, 36 vjeç, Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci, 50 vjeç, dhe Fredi Keta, 49 vjeç.

Ndërkohë, për tre të tjerë është caktuar masa arrest në shtëpi, konkretisht për Naim Qarri (presidenti i klubit të Kamzës), 52 vjeç, Sajmir Kolaveri, 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç. Të gjitha masat e sigurisë janë ekzekutuar nga Policia e Tiranës.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie”, njofton policia.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrest me burg

Tori (Hektor) Xhecuka, 36 vjeç

Aleksandër Osmani, 37 vjeç

Artan Pirraci, 50 vjeç

Fredi Keta, 49 vjeç

Arrest në shtëpi

Naim Qarri, 52 vjeç

Sajmir Kolaveri, 42 vjeç

Adem Metkola, 46 vjeç.

Përshkrimi i imazhit