... Nami.al

Gjikuria thirrje SPAK: Ndaloni Tavon, po manipulon zgjedhjet në Himarë

Akuzave të kandidatit të mazhorancës Vangjel Tavo për vjedhje votash për bashkinë Himarë, kandidati i opozitës, Petro Gjikuria iu përgjigj me një video ku shprehet se nuk mundet opozita ti vjedhë vota pushtetit.

Sipas Gjikurisë, e kundërta ka ndodhur në Himarë. Gjikuria kujton vjedhjen e atij që quajti, “mandatit të ligjshëm të Belerit”.

Gjikuria adreson edhe çështjen e Tavos tashmë të kallëzuar në SPAK, për 13 personat që u zhvendosën nga Dropulli në Borsh.

Gjikura vazhdon më tej duke i bërë thirrje SPAK-ut të ndalojë manipulimin e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë.

Përshkrimi i imazhit