... Nami.al

Përplasën makinat në Ksamil dhe më pas u konfliktuan, arrestohen 4 persona

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë në Sarandë, për shkak se janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se këta persona për motive të dobëta kanë përplasur automjetet me të cilat po udhëtonin me njëro-tjetrin dhe kanë nisur konfliktin.

Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.

Ndërkohë aterialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasit A. M., 28 vjeç, A. M., 21 vjeç, banues në Delvinë, M. N., 40 vjeç dhe V. M., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 25.07.2024, në Ksamil, për motive të dobëta, kanë përplasur me njëri-tjetrin, 2 automjetet me të cilat qarkullonin dhe më pas janë konfliktuar fizikisht. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.

Stacioni i Policisë Orikum referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. Q., 65 vjeç, banues në Dukat, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P. Gj., 64 vjeç, banues në Dukat, se 65-vjeçari e ka goditur me sende të forta, gjatë një konflikti për disa tuba uji të vendosura në pronën e shtetasit A. Q., në fshatin Dukat. Shtetasi P. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Përshkrimi i imazhit