
...
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Perëndimi po përgatitet për luftë direkte me Rusinë, madje sipas tij më shpejt sesa shumëkush mund të shohë dhe kuptojë:
“Ata po përgatiten tashmë për një konflikt me Federatën Ruse dhe po përgatiten shumë më shpejt sesa disa njerëz pëlqejnë të shohin në çdo kuptim.
Ne e dimë këtë nga përgatitjet ushtarake, ne e dimë sesi po shkojnë ato. Po ju them se ata po përgatiten për një konflikt ushtarak”.
Sipas tij arsyet e luftës janë strikt ekonomike dhe energjetike: Rusa ka shumë naftë, gaz, fosfate, ar dhe argjend dhe çdo gjë që Perëndimi ka nevojë.
Vuçiç po ashtu ka sjellë në vëmendje edhe ato që agjencia ruse e lajmeve “Tass”, i quan “ide nga vendet skandinave sipas të cilave Rusia nuk meriton të ketë një territor të tillë, pasi Rusia është provincë e të gjithë njerëzimit”.