
...
Masivi pyjor i fshatit Shmri në Orosh të Mirditës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka ndodhur gjatë natës dhe është përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore.
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet se në terren për fikjen e zjarrit janë të angazhuar 36 persona nga strukturat bashkiake, (6 shërbimi zjarrfikës, 10 forca bashikake, 12 forca nga shërbimi pyjor, 8 forca nga njësia administrative), si dhe 30 efektiv të FA.
Terreni është i vështirë si pjerrësi, si dhe shumë i veshur me bimësi.