
...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u tërhoq të dielën nga gara presidenciale.
Ai e njoftoi vendimin, pas thirrjeve të shumta për të dalë nga gara, pasi partia kishte humbur besimin tek aftësia e tij për të fituar ndaj rivalit republikan Donald Trump.
Dorëheqja e Biden i jep një kthesë të papritur zgjedhjeve në SHBA, ku nuk dihet ende emri që do të garojë përballë Donald Trump.
Por çfarë do të ndodhë tani?
Mbështetja e Zëvendës Presidentes Kamala Harris nga Biden i jep asaj një hap të madh në garën për nominim, por kjo nuk e bën atë automatikisht fituese. Edhe pse Biden u përball vetëm me opozitën nominale në zgjedhjet paraprake demokrate dhe fitoi pothuajse çdo garë, ai nuk ishte ende kandidati zyrtar i partisë.
Në përgjithësi, kur amerikanët votojnë në zgjedhjet paraprake, ata nuk votojnë drejtpërdrejt për një kandidat, por nisin një proces që përfundimisht do të dërgojë delegatë në konventën kombëtare të partisë. Këta delegatë janë ata që zgjedhin zyrtarisht kandidatin – dhe konventa e demokratëve nuk ka ndodhur ende.
Konventa është planifikuar për në datat 19-22 gusht në Çikago – megjithëse liderët e partisë po shqyrtonin dhe kërkesat për ta shpallur kandidatin në fillim të muajit.
Të gjithë delegatët e Bidenit tani janë agjentë të lirë, ata nuk janë të detyruar, sipas rregullave të Komitetit Kombëtar Demokratik, të ndjekin drejtimin e tij dhe të mbështesin pasardhësin e tij të zgjedhur.
Kush mund të kandidojë për nominim?
Kushdo që mund të mbledhë nënshkrime të mjaftueshme për të vendosur emrin e tyre në nominim. Kandidatët kanë nevojë për nënshkrime nga të paktën 300 delegatë, por jo më shumë se 600, delegatë — dhe delegatët mund të nënshkruajnë vetëm peticionin e një kandidati.
Për më tepër, një kandidat nuk mund të paraqesë më shumë se 50 delegatë nga një shtet i caktuar – një dispozitë për të siguruar që të gjithë kandidatët e emëruar të fitojnë mbështetje nga një pjesë e gjerë e vendit.
Janë afërsisht 4,700 delegatë, duke e kufizuar numrin e kandidatëve të mundshëm në rreth 15. Por funksionalisht do të ketë shumë më pak.
Kush janë delegatët dhe si funksionon?
Nga 4,700 delegatët e kongresit, pak më pak se 4,000 janë delegatë “të premtuar” të dhënë sipas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në fillim të këtij viti. Biden fitoi afërsisht 95 për qind të tyre, sipas.
Ka afërsisht 750 delegatë “automatikë” – grupi i njohur dikur si “superdelegatë”. Ata janë zyrtarë të zgjedhur, liderë partish dhe ish-presidentë (Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter) dhe ish-kryetarë të DNC.
Pas fushatës së vitit 2016, këtyre delegatëve “automatikë” iu hoq roli në raundin e parë të votimit dhe mund të votojnë për të nominuarin vetëm në raundet pasuese nëse asnjë kandidat nuk fiton shumicën në votimin e parë.
Nëse asnjë kandidat nuk fiton shumicën e votave në atë votim të parë, delegatët automatikisht i bashkohen votimeve për raundin e dytë – dhe votimi vazhdon derisa shumica e delegatëve të kualifikuar të kenë votuar për një kandidat të caktuar.
Çfarë ndodh me infrastrukturën e fushatës së Biden… dhe paratë?
Komiteti Biden-Harris mblodhi deri në muajin maj 96 milionë dollarë nga donatorët.
Ekzistojnë dy mundësi:
Nëse zgjidhet Harris fondet munt t’i kalojnë asaj pasi ishte pjesë e kandidaturës së Biden
Fondet mund t’u rishpërndahen donatorëve që i kanë dhënë, nëse fiton dikush tjetër
Rregullat federale kufizojnë transferimet nga kandidati në kandidat.
Për shkak se emri i zonjës Harris shfaqet në dokumentacionin e paraqitur për regjistrimin e fushatës, shumë ekspertë besojnë se fondet mund të transferohen drejt saj, nëse ajo fiton emërimin si kandidate zyrtare e Partisë Demokrate. Por ka edhe debat nëse presidentit Biden do t’i duhej fillimisht të bëhej i emëruari zyrtar i partisë dhe në vazhdim të kryhej transferimi i fondeve.
Deri në 32 mln dollarë mund t’i kalojnë Komitetit Kombëtar Demokrat të cilat mund të rihidhen në fushatë
Kush janë kandidatët e mundshëm që mund të zëvendësojnë Biden?
Nënpresidentja Kamala Harris është në krye të listës, por ajo ka patur problemet e saj pas një fillimi të vështirë në detyrë dhe një nivel jo të lartë mbështetjeje në anketime. Kushtetuta amerikane thotë se nënpresidentja mund të bëhet presidente, nëse presidenti vdes apo nuk është në gjendje të ushtrojë detyrën, por nuk parashtron një proces brenda partive për përzgjedhjen e kandidatit zyrtar.
Ndër emrat e tjerë që janë përmendur si zëvendësues të mundshëm janë guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom, guvernatorja e Miçiganit Gretchen Ëhitmer, guvernatori i Kentakit Andy Beshear dhe guvernatori i Illionit JB Pritzker. Deri më tani, ata kanë qenë mbështetës të presidentit Biden dhe kanë punuar për ta ndihmuar atë të rizgjidhej.