... Nami.al

Shpërthen tritoli në një makinë në Gramsh, një i plagosur!

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë mesditë në Gramsh.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur këtë mesditë.

Sasia plasëse ka shpërthyer në momentin që në makinë po udhëtonin dy persona, në unazën e qytetit.

Për pasojë, një prej pasagjerëve ka mbetur i plagosur.

Zona është e rrethuar nga forca policie, ndërkohë që ende nuk dihen detaje për gjendjen shëndetësore të dy personave që ndodheshin në makinë.

Përshkrimi i imazhit