... Nami.al

Vrau POLICIN serb, ekzekutohet Faton Hajrizi!

Faton Hajrizi është vrarë.

Lajmin për ekzekutimin e shqiptarit që qëlloi për vdekje një efektiv serb dhe plagosi një tjetër e dha zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.

Ky i fundit, nga vendi i ngjarjes dha lajmin për mediat duke u shprehur shkurt se: Policia vrau një vrasësh policësh në afërsi të Loznicës.

Faton Hajrizi qëlloi dje për vdekje efektivin e Policisë, Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliç në Loznicë.

Sipas të dhënave që kanë bërë me dije mediat serbe, shqiptari ka qëlluar sërish sot ndaj Policisë, ndaj edhe është qëlluar ndaj tij.

Pasi ishte shpallur në kërkim, shqiptari kishte tentuar që të arratisej për në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që ishte fshehur brenda një fabrike të braktisur.

Përshkrimi i imazhit