... Nami.al

E rëndë në Itali/ Babai e harron në makinë, humb jetën 1-vjeçarja

Një vajzë një vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, pasi ishte mbyllur në një makinë në diell për disa orë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se vogëlushja ishte harruar nga babai i saj në makinë.

Kur burri u kthye ku kishte parkuar makinën kuptoi tragjedinë dhe kërkoi ndihmë.

Ambulanca mbërriti brenda pak minutash, por nuk mund të bëhej asgjë më shumë për vogëlushen, e cila u dërgua në urgjencë në spital, por fatkeqësisht ajo kishte ndërruar jetë.

Përshkrimi i imazhit