... Nami.al

Plagosje me armë zjarri në Durrës, në pranga 31-vjeçari. Policia jep detajet

Një 70-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në lagjen 17-të të qytetit bregdetar.

Policia bën të ditur se autor i dyshuar i kësaj plagosjeje është një 31-vjeçar, i cili u arrestua në tentativë për t’u arratisur.

Shkak për të shtënat policia thotë se u bë një konflikt i çastit.

“Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici, për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Përshkrimi i imazhit