... Nami.al

Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, përndoqi dhe dhunoi një 35-vjeçare, pranga të riut

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili ka përndjekur dhe dhunuar një 35-vjeçare.

I riu me iniciale K.B., banues në Tiranë, raportohet se kishte thyer masën e sigurisë arrest shtepie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, si dhe ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata”, njofton policia.

Përshkrimi i imazhit