
...
Kandidati për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u qëllu ditën e shtunë në një atentat që mund të rezultonte fatal për jetën e tij.
Trump u qëllua gjatë një tubimi elektoral në periferi të qytetit Butler në Pensilvani.
Takimi elektoral po mbahej në Butler Farm Show që ndodhet në jugperëndim të qytetit pranë aeroportit të Butler.
Atentatori, Thomas, Methew Crooks, ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë, qytet që ndodhet rreth një orë larg nga vendi i tubimit politik ku zoti Trump u qëllua në vesh, ndërsa mbante një fjalim për fushatën.
Ai ishte vetëm 150 metra larg vendit ku po fliste ish-Presidenti Trump kur hapi zjarr.
Arma e përdorur nga atentatori është një pushkë gjysmë automatike AR-15, 508mm, e cila është e ndaluar në 9 shtete të SHBA-ve. Pesha e saj është 3 kg, dhe është një pushkë shumë e fuqishme e cila mund të qëllojë një objektiv deri në 500 metra distancë.
Shërbim sekret amerikan nuk kishte marrë në ruajtje godinën që ndodhej shumë pranë vendit ku Trump do të mbante fjalimin dhe nga ku kishte një fushëpamje të qartë për të kryer një sulm të mundshëm ndaj kandidatit republikan.
Shërbimi Sekret, në fazat e fushatës së presidentëve dhe ish-presidentëve, vepron në marrëveshje me policinë vendase për të siguruar zonën e mitingjeve ku përfshihen edhe mijëra spektatorë. Në zonën e takimit, Shërbimi Sekret vendos gjithashtu ekipin e Kundër Snajperit (për t’iu përgjigjur një snajperi), ekipin e Kundër Sulmit (për të kundërshtuar një rrezik edhe më të madh) dhe një mori truprojesh.
Dyshimi i parë ka të bëjë me gjerësinë e “perimetrit” të vendosur nga shërbimet e sigurisë. Hetimet zbuluan se sulmuesi ishte në çatinë e një ndërtese aty pranë, afërsisht 150 metra nga Donald Trump
Richard Painter, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nën Presidencën e George Ë. Bush dhe tani profesor i drejtësisë në Universitetin e Minesotës, bëri thirrje për “një hetim të detajuar mbi këtë dështim serioz të sigurisë”. “Nëse ka një çati brenda rrezes së qitjes së një presidenti ose një kandidati presidencial, Shërbimi Sekret duhet të jetë në atë çati. A kanë dëgjuar ndonjëherë për Depozitën e Librit të Teksasit, duke iu referuar ndërtesës nga Lee Harvey Osëald qëlloi John F. Kennedy në vitin 1963”.
Atentati ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump të shtunën është pjesë e një historie të Shteteve të Bashkuara të shënuar nga dhuna politike.
Kjo tentativë është e para që nga ajo që kishte në shënjestër ish-presidentin republikan Ronald Reagan në vitin 1981. Në total, katër presidentë kanë rënë nga plumbat e një vrasësi, i pari prej tyre është Presidenti Abraham Lincoln, i vrarë në 1865 në dhomën e tij në Teatrin Ford në Uashington nga një aktor, John Wilkes Booth.
Viktima e dytë ishte James Garfield, Presidenti i 20-të i Shteteve të Bashkuara, i cili vdiq pasi u sulmua më 2 korrik 1881, në Uashington, DC, nga Charles Guiteau, një avokat i dëshpëruar për një punë si nëpunës civil.
Më 6 shtator 1901, ndërsa priste personalitete në Ekspozitën Pan-Amerikane në Buffalo, Ëilliam McKinley, Presidenti i 25-të i Shteteve të Bashkuara u plagos nga një anarkist që qëlloi me plumba të shumta revolveri mbi të. Ai vdiq disa ditë më vonë nga plagët e marra.
Në historinë më të re, më e tmerrshmja ndodhi më 22 nëntor 1963, kur John Fitzgerald Kennedy, JFK, u vra në Dallas.
Atë ditë, rreth orës 12:30, derisa limuzina presidenciale përshkoi turmën e mbledhur përgjatë rrugëve të Dallasit, të shtëna armësh u dëgjuan, John Fitzgerald Kennedy u rrëzua, gruaja e tij Jackie në krah të tij. Presidenti i 35-të amerikan u shpall i vdekur në orën 13:00 në spital.
Komisioni i vrasjes së JFK-së arriti në përfundimin në vitin 1964 se Lee Harvey Osëald, një ish-komando i marinës që kishte jetuar në Bashkimin Sovjetik, kishte vepruar i vetëm.
Të tjera atentate janë bërë edhe ndaj presidentëve amerikanë. Në vitin 1933, Franklin Delano Roosevelt i shpëtoi për pak njërit, ashtu si Gerald Ford, i cili i mbijetoi dy tentativave për vrasje në 1975, të dyja në Kaliforni.
Më 30 mars 1981, Presidenti Ronald Reagan u plagos rëndë nga një burrë i çekuilibruar, John Hinckley Jr., ndërsa po largohej nga hoteli Hilton në Uashington. Ai qëndroi në spital për dymbëdhjetë ditë.
Vëllai i JFK, Robert “Bobby” Kennedy, një senator nga Nju Jorku dhe që po bënte fushatë atë vit për presidencën e Shteteve të Bashkuara, u qëllua për vdekje në një hotel në Los Anxhelos në vitin 1968.
Disa vite më vonë, në vitin 1972, George Wallace, i cili po bënte fushatë për nominimin e Demokratëve, u shënjestrua në një tentativë për bombardim në një qendër tregtare në Maryland, gjë që e la atë të paralizuar për jetën.