... Nami.al

Zjarr në Klos, terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëses, ja si paraqitet situata

Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Balgjajt në territorin e bashkisë Klos që nga mbrëmja e shkuar.

Mësohet punonjësit e bashkisë Klos dhe banorët e zonës kanë shkuar që në mbrëmje për të tentuar shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë terreni i vështirë ka bërë e pamundur që të ndërhyjë zjarrfikësja teksa zjarri po merr përmasa të mëdha favorizuar nga era.

Përshkrimi i imazhit