... Nami.al

Budina nga tubimi i opozitës: SPAK fut në burg cironka, peshkaqenët vazhdojnë të vjedhin dhe të pasurohen

Opozita ka nisur protestën para Kryeministrisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Nga foltorja e protestës, regjisori Edmond Budina tha se skandalet e qeverisë Rama që po i marrin frymën vendit, ndërsa sulmoi edhe SPAK-un, që sipas tij “fut në burg vetëm cironka”.

“Skandali i 5D që na merr 30 mln euro. Jo kësaj vjedhjeje, jo kësaj bande mafioze, jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tona. S’është e thjeshtë të luftosh këtë pushtet, Rama s’e jep dorëheqjen, skandalet e tij vijojnë njëri pas tjetrit. Kanceri është fshehur në këtë godinë, duhet shkelur në qelizë që po i merr frymën vendit.

Çfarë bën SPAK, drejtësia? Fut në burg cironka, peshkaqenët janë këtu duke vazhduar të vjedhin e pasurohen. SPAK hesht! Përkëdhel hajdutët dhe mban në burg liderin e opozitës”, tha Budina.

Përshkrimi i imazhit