...
Beniada Nishani është një nga personazhet më të spikatur të edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e djeshme, modelja e njohur ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel.
Gjatë intervistës me moderatoren, Alesia Bami, Beniada vendosi që të hidhte poshtë aludimet se është në një lidhje dashurie.
“A është e vërtetë që të ka rrëmbyer zemrën një djalë misterioz?”, ishte një nga pyetjet që Alesia i bëri Beniadës.
Kjo e fundit shprehet se nuk është e dashuruar, por i bën thirrje djalit misterioz që të shfaqet dhe t’i sjellë trëndafila të kuq.
“Nëse është një djalë misterioz t’i bëjmë një thirrje këtij djalit të shfaqet dhe të më dërgojë trëndafila të kuq, se mund ta pranoj pse jo”, tha Beniada.
Ndërsa e pyetur “nëse familja po i kërkon që të bëhet me fëmijë sa më shpejt”?, Beniada shprehet se ‘babai nuk e ngacmon shumë, ndërsa mami i thotë që t’a mendojë’.