... Nami.al

E rëndë në Itali/ Burri vret gruan dhe përdor celularin e saj për të treguar se ishte gjallë

Mediat italiane kanë dhënë detaje për një ngjarje të rëndë të zbuluar Cagliari. Një 42-vjeçare e identifikuar si Francesca Deidda e zhdukur që në maj dyshohet se është vrarë nga burri i saj, i cili përdori telefonin e saj për muaj të tërë duke bërë të dukej se ajo ishte ende gjallë.

Madje, me anë të telefonit të saj ai dërgoi edhe një e-mail në punën e saj ku ajo jepte dorëheqje. Igor Sollai, 43 vjeç, një shofer kamioni u vendos në pranga këtë të hënë. Burri është nën hetim për vrasje të rëndë dhe fshehje të kufomës.

Edhe pse trupi i gruas së tij nuk është gjetur, policia thotë se ka mbledhur një sërë indikacionesh të rënda ndaj bashkëshortit. Zhdukja e Francesca Deidda u raportua në fund të majit nga vëllai i saj në stacionin e policisë në San Sperat. Hetuesit e konsideruan menjëherë të pamundur mundësinë e vetëvrasjes dhe të largimit vullnetar dhe u ndalën te marrëdhënia me bashkëshortin e saj.

Ai dha versione të dyshimta në ditët e para të zhdukjes së gruas. Në rrëfimin e tij para hetuesve ai i mëshoi idesë se ajo ishte larguar me dëshirë: “Ajo donte një periudhë reflektimi”, – ka thënë ai për të justifikuar zhdukjen.

Policia zbuloi se pas zhdukjes së saj, Sollai përdori telefonin e gruas së tij, duke i bërë miqtë dhe të afërmit të besonin se ajo ishte ende gjallë. Në telefon burri vetëm shkëmbente vetëm mesazhe pa dhënë kurrë mundësinë e një bisede telefonike.

Përshkrimi i imazhit