... Nami.al

’21 janari’, kreu i SPAK, Altin Dumani: Do zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë! (Afera me kompleksin ‘Partizani’)

Kreu i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një takim me gazetarët dhe është pyetur për çështjet më të rëndësishme që po heton prokuroria.

I pyetur se si do të procedohet pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e 21 janarit, Dumani ka deklaruar se do të zbatohet vendimi i gjykatës dhe do të ndiqet proceduar nromale.

Më tej kreu i SPAK kë nënvizuar se do të ketë nevojë për koordinim me prokurorinë e Tiranës.

Në bazë të vendimit të gjykatës së Lartë kërkohet që çështjen e 21 janarit ta hetojë SPAK-u, duke i hapur rrugë tashmë regjistrimit të kallëzimin të familjes Nika.

Kërkohet hetimi për Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendi si urdhërues të “21 janarit”.

Në lidhje me hetimet për aferën e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, Dumani tha se janë bërë hetime pasurore për Sali Berishën

‘Janë bërë hetimet parësore për Berishën,’ mësohet të ketë thënë Dumani.

Përshkrimi i imazhit