... Nami.al

Armando Sadiku rikthehet në Shqipëri, zgjedh jugun për pushime

Sulmuesi i famshëm i kombëtares shqiptare dhe i ekipit indian Mohun Bagan, Armando Sadiku, ka zgjedhur të rikthehet në Shqipëri për pushime, duke lënë pas angazhimet e shumta.

Ai ka vendosur të kalojë pushimet e tij në një nga destinacionet më të preferuara të jugut, në Green Coast, që është kthyer në destinacionin e preferuar të personazheve të njohur shqiptar e të huaj.

Gjatë qëndrimit të tij, Armando është duke shijuar detin e kristaltë në Green Coast dhe po kalon momente të bukura me familjen. Prezenca e tij në Green Coast ka ngjallur interes të madh pasi është një nga futbollistët më të dashur të kombëtares shqiptare.

Duket se zgjedhja e Armando Sadikut për të pushuar në Shqipëri është Green Coast, për bukurinë e plazheve, aktivitetet e shumta sportive, ujore dhe argëtuese, që shoqërojnë të gjithë sezonin veror.

Përshkrimi i imazhit